TIRANE- Kryetari i Gjykatës së Lartë, njëherësh kreu i Bordit të Magjistraturës, Xhezair Zaganjori i ka shprehur ngushëllime familjarëve të gjyqtares Fildes Hafizi që u vra sot mizorisht nga ish-bashkëshorti i saj.

Zaganjori ka dënuar aktin që i mori jetën gjyqtares, ndërsa vlerësoi figurën e Fildes Hafizit.

“Denojme me force kete akt te ulet qe i mori jeten nje gruaje, nje nene, nje kolegeje magjistrate te dalluar dhe nje qytetareje te pafajshme. Ndarja e parakoheshme nga jeta e Fildesit, jo vetem ka hidheruar familjaret e saj per humbjen e njeriut te tyre te dashur, por ka tronditur gjithashtu koleget e saj gjyqtare ne te gjithe vendin dhe i ka privuar drejtesise nje juriste dhe nje gjyqtare te afte e me prespektive. Edhe pse e re ne profesion, ajo ka dhene kontributin e saj ne sistemin e drejtesise si nje magjistrate e shkelqyer dhe e apasionuar. Per shkak te cilesive e aftesise te saj, Fildesi ishte zgjedhur nga vete magjistratet si perfaqesuese e tyre ne Bordit te Shkolles se Magjistratures, duke e perfaqesuar denjesisht besimin e kolegeve te saj. Forca dhe kurajo mbizoterofte ne familjen e saj dhe dy femijet e mitur.”, citohet në mesazhin e Zaganjorit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb