TIRANE- Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia do të dalë në gjykatën e Apelit në datë 21 nëntor. “BalkanWeb” mëson se Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtën e akimimit Haxhisë, ndërsa Apeli do të vendosë nëse çështja do të rigjykohet.

Kujtojmë se Haxhia është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit.

Në një letër të dërguar në redaksinë e televizionit News24 më 12 tetor Haxhia bënte të ditur faktin se avokati e ka braktisur prej 2 muajsh, asnjë prokuror nuk ka shkuar ta marrë në pyetje. Ndërkohë për herë të parë ai akuzoi vëllain, Ismet Haxhinë dhe Romeo Karajn se po sabotojnë çështjen e tij në gjykatë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb