Skandali tek Onkologjiku i Tiranës është vetëm maja e aisbergut—njëra nga arsyet që nxit largimin e shqiptarëve.

Të shkosh në një thertore të maskuar si spital eshte e rëndë, por kjo nuk është shëmti e re, as e izoluar. Kjo puna e thertores nuk është metaforë por realitet. Përgjimet e fundit reflektojnë një dekadencë të frikshme.

Vilat e para në Shqipërinë e pas 90-s nuk i ndërtuan tregëtarët, por disa mjekë. “Suksesi” i këtyre ustallarëve flet për dehumanizimin e një profesioni që s’mund të kuptohet pa cilësinë e tij humane.

Spitalet private janë zgjatim i mafies ndêrkombëtare, me emra fallco për të ndjellur pacientët.

Shkon hallexhiu tek Spitali Amerikan dhe i del përpara një mjek turk, shkon tek gjermani dhe gjen një grek apo hebre…shkon tek Spitali Publik dhe aty, ca heqimë modernë, e presin me hanxhar në dore, heqin e marin të bëjnë lekët për vakanca në ishujt Maldive.

Njeriu shqiptar konsiderohet si mall në tregun e gjësë së gjallë! Jo restësisht skandalet më të mëdha lidhen me biznesin e manaxhimit të jashtqitjes—inceneratorët, dhe atë të vdekjes—spitalet. Jo më kot një pjesë e madhe e rinisë shqiptare jeton me unazë në vena—një procedurë fitimprurëse.

Sistemi shëndetsor shqiptar e ka vrarë Hipokratin ashtu siç e vrau modelin Sokratik sistemi ynë arsimor—një manifakturë analfabetësh funksionalë.

Nuk jam aq nihilist sa të them se Shqipëria ka mbetur pa mjekë humanistë, heroikë në përkushtimin e tyre ndaj profesionit, vetëm kam frikë se ata po bëhen një komunitet në rrudhje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb