GREQI- Lihen të lirë 6 gardianët e burgut që mbaheshin prapa hekurave për torturimin deri në vdekje të të burgosurit shqiptar, Kudret Kume, i njohur edhe si Ilia Kareli. Mësohet se 6 gardianët janë liruar me kushtin që të mos dalin nga Greqia.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit në Selanik, e cila i detyron 6 gardianët që ndejtën në paraburgim për 12 muaj, të paraqiten periodikisht në stacionin më të afërt policor si dhe një garanci prej 3 mijë eurosh.

Torturimi dhe vrasja e Ilia Karelit në burgun e Serresit në Greqi tronditi opinionin publik një vit më parë, pasi pamjet e kamerave të burgut tregonin dhunën e makabre të ushtruar ndaj të burgosurit shqiptar, e cila i shkatoi edhe vdekjen. Për dhunën u akuzuan 15 gardianë si dhe vetë drejtori i burgut të Nigritas. Gjashtë prej tyre u hetuan në gjendje të lirë në Marsin e vitit të kaluar, ndërsa pjesa tjetër u arrestua.

Ilia Kareli humbi jetën si rezultat i dhunës së ushtruar ndaj tij nga rojet e burgut të Nigritas, ku u transferua menjëherë pasi vrau një roje të burgut Amfisas.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: