Është dhënë masa e sigurisë për Kristjan Kelmendin dhe Marjan Kolen, të arrestuarit e dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka.

Gjykata e Shkodrës ka vendosur ‘arrest në burg’ për dy të arrestuarit.

Është lënë me afat deri me 3 janar, kohë kur do merren kamerat e një poligoni qitjeje në Kosovë.

Të arrestuarit kanë mohuar vrasjen sepse pretendojnë se kanë qenë në Kosovë të dy ditën e vrasjes së ish-deputetit dhe se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen.

Kujtojmë se ish-kryetari i Komunës së Velipojës dhe ish-deputeti Pashko Ujka u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij, mbrëmjen e 29 nëntorit në Shkodër.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: