TIRANË

Mbrëmjen e djeshme kryeqyteti u trondit nga një atentat mafioz, ndërsa viktimë mbeti ish-efektivi i policisë, Santiago Malko. Kur kanë kaluar disa orë nga vrasja, Policia e Shtetit vijon hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes.

Ish-efektivi i policisë u qëllua me breshëri plumbash teksa po lëvizte me një makinë tip “BMW” në rrugën “Xhenfize Keko” në zonën  e “Xhamllikut” në Tiranë. Disa minuta pas ngjarjes së rëndë, policia njoftoi për djegien e një mjeti në zonën e Ferrajt në periferi  të Tiranës, ndërsa dyshohet se u përdor nga autorët gjatë ekzekutimit të 26-vjeçarit,  Santiago Malko.

Gazetarja e “BalkanWeb” Dorjan Bezat ka raportuar se në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar mbi 20 persona, përfshirë edhe familjarë, ku janë pyetur në lidhje me konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur ish-efektivi i policisë. Ky veprim do të ndihmojë më pas organet e drejtësisë në zbulimin e autorëve. Gazetarja Bezat ka siguruar një video nga vendi ku u gjet i djegur  një mjet tip “Benz Mercedes”, ndërsa aty duket që ka mbetur vetëm hiri. Kjo makinë dyshohet se u përdor nga autorët në atentatin e mbrëmjes së kaluar.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: