TIRANË- Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka mbledhur urgjentisht drejtuesit e Policisë së Shtetit për vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Artan Cuku.

Burime për “BalkanWeb” pohuan se mbledhja zhvillohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku edhe po zhvillohen homazhet për ish-zyrtarin e policisë.

Në takim sipas të njëjtave burime marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, dy prokurorë të Krimeve të Rënda dhe drejtuesit e policisë së kryeqytetit.

Kujtojmë se në grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes Policia e Tiranës ka angazhuar specialistët më të mirë, ndërsa janë vënë në dispozicion edhe 30 mln lekë të vjetra për informatorët.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb