Të tjera detaje dalin në dritë për atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Xhanfize Keko’ që la të vdekur 26 vjeçarin Santiago Malko. Policia njofton se viktima u qëllua nga persona të paidentifikuar. Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të fshatit Ferraj, ku dhe kanë djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”.
Viktima Santiago Malko, një ish efektiv i forcave të policisë u qëllua për vdekje kur po udhëtonte me mjetin e tij tip ‘BMW X5’ me targa AA153 OO.
Njoftimi i Policisë:
Tirane
Njoftim paraprak
Sonte rreth ores 22:20 minuta, ne rrugen “Xhanfize Keko”, persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri drejt nje automjeti ne levizje tip “BMW”. Per pasoje ka humbur jeten nje i ri, 26-vjeçari S.M.
Autoret dyshohet se jane larguar ne drejtim te fshatit Ferraj, ku dhe kane djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”.
Sherbime te shumta policore kane ngritur disa pika kontrolli ne kryeqytet dhe jane vene ne ndjekje te autoreve.
Nderkohe ekspertet e kriminalistikes po mbledhin prova ne vendngjarje, qe do te ndihmojne hetimin.
Policia ka nisur te shoqeroje persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e krimit.
Specialiste nga Sektori per Krimet e Renda ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane jane angazhuar si pjese e grupit te posaçem hetimor per zbardhjen e ngjarjes dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve.
Policia e Shtetit fton kedo qe ka dijeni per rrethanat e krimit te telefonoje falas ne numrin 112!
(n.b/BalkanWeb)