TIRANË

“BalkanWeb” sjell pamjet e para të vendit ku u ekzekutuar ish-efektivi i policisë, Arben Bilali, 50 vjeç. Ngjarja ndodhi sot në 14:35 në zonën e Selitës. Autorët kanë qëlluar 50-vjeçarin disa herë dhe ai ka mbetur i plagosur rëndë. Me gjithë ndihmën e shpejtë, Bilali ka ndërruar jetë në spital.


Ngjarja ka alarmuar banorët e Bllokut të banimit ku ndodhi ngjarja, nisur nga orari me lëvizje të shumta. Ata tregojnë jashtë kamerave se kanë dëgjuar të shtënat dhe janë tronditur.


Ish-punonjësi i policisë ndodhej në sedilen e pasme të një mjeti tip ‘Honday’ me targa AA867HX kur është qëlluar për vdekje me disa plumba nga persona që janë larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz”.


(m.k/BalkanWeb)