Gazetarja Klodjana Lala referuar dosjes së Prokurorisë ka zbardhur sot në emisionin “Dritare me Rudinën” dëshminë e djalit të 62-vjeçarit Haxhi Baxhinofski te Kodrat e Liqenit, teksa bënte vrap.

Pikërisht djali i tij që kishte dalë ta shoqëronte për vrap ish-të përndjekurin u bë dëshmitar në vrasjen e të atit. Duke qenë se është i mitur, gazetarja Lala nuk ia përmendi emrin djalit.

“Islam Myrkaj ishte afruar teksa bënin vrap. Ai ishte i shoqëruar edhe nga një person tjetër Myftar Pasha, i arrestuar për moskallëzim krimi. Djali tha se Myrkaj ka punuar më parë në biznes të përbashkët me të atin. Ky i fundit i kishte një borxh Baxhinovskit. Ka pasur një debat të momentit dhe autori i dyshuar ka nxjerrë armën duke e qëlluar. Polica e ka pasur më të lehtë të identifikojë autorin, pasi djali e njihte. Po ashtu ka pasur edhe dëshmitarë të shumtë për ngjarjen”,- sqaroi Lala.

Më tej gazetarja tha se, prokuroria deklaron se autori i dyshuar është Islam Myrkaj, për të cilin është caktuar masa “arrest me burg” në mungesë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb