Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh kundër të pandehurit R.B., për shkak të, siç thuhet, veprave penale: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. “Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit R.B. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në komunikatën për media të Gjykatës Themelore.


Gjykata konstatoi se është përmbushur kushti kryesor për caktimin e paraburgimit, ngase, siç tha, ekzistojnë rrethana, të cilat tregojnë për rrezikun e ikjes së të pandehurit, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, raporton Rel.


Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.


Të mërkurën, një zyrtar i Policisë së Kosovës, i identifikuar si Rade Basare, është arrestuar në një aksion që ka zhvilluar Policia e Kosovës në Mitrovicën Veriore. Rasti ndërlidhet me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç, vitin e kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb