TIRANE

Pas ekzekutimit mafioz në afërsi të “Tiranës së Re” familjarët dhe e fejuara e Jurgen Kurtit janë mbledhur në vendin e ngjarjes. Siç duket nga pamjet e siguruara nga LSA, familjarët dhe e fejuara e tij  kanë mbërritur në vendin e ngjarjes,  ku kanë shpërthyer në lot nga skena e krimit dhe lajmi i vdekjes së tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Jurgen Kurti nuk ishte një emër i padëgjuar për mediat dhe drejtësinë shqiptare. Ai është shoqëruar disa herë në polici për dy vrasje, një ndër të cilat edhe e babait. Ndërkohë burime nga vendngjarja thonë se i riu ka qenë duke ikur në këmbë në shtëpi kur është qëlluar me breshëri nga një makinë në lëvizje.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: