TIRANE

Mit’hat Havari, ish-drejtori i Policisë së Shtetit i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” komentoi vrasjen e 26-vjeçarit, Jurgen Kurti, një natë më parë në afërsi të “Tiranës së Re’.

Havari tha se askush nuk është i sigurtë që në këtë mes është hakmarrja, kur në fakt mund të ketë edhe probleme të tjera të pashlyera.

“Janë të lidhur me botën e krimit 100 % . Çfarë ndodhi? U vra burri i botës me vrasje siciane. Vrasja që ndodhi dje askush nuk është i sigurtë që në këtë mes është hakmarrja, ai mund të ketë probleme të tjera të pashlyera . Problemi është te fenomeni.”-tha Havari.

Besford LLamallari: Në momentin që ndodh një ngjarje personat që kanë informacion në lidhje me ngjarjen e harrojnë. Është një informacion që humbet. Për pjesën njerëzore, refuzova kategorikisht që të komentoj në raste konkrete. Për zonjën në fjalë është dhimbje dyfishe. E para, nuk më takon të flas për të.

Klodiana Lala: Është standarti i policisë të hetojë të gjitha pistat e mundshme. Problemi sot është se kemi një viktimë dhe të bëjmë pikat mbi i. Policia ka bërë shumë mirë që zbaton me rigorozitet pistat kryesore. Më duhet ta mendoj këtë pjesën nga ligjore. Nuk e di nëse i ndjeri ka qenë në vëzhgim nga ana e policisë. Në një fare mënyrë puna parandaluese do ishte që policia të ishte më e kujdesshme ndaj eksponentëve kriminale. Patjetër për këtë arsye duhet politika më solide. Kjo duhet bërë, duhet bërë në mënyrë meritokracie. Nuk duhet të hidhen zyrtarët e policisë në rrugë me një të rënë të lapsit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb