GJIROKASTËR

Duke folur për mediat greke, bariu që takoi Kostandinos Kacifas pak para se të vritej nga forcat RENEA, ka treguar detaje të reja për ngjarjen. Ai pohoi se është ulur me  35-vjeçarin madje e ka ndihmuar duke i dhënë ujë për të pirë, raporton BalkanWeb.

“Konstandinosin e pashë, biseduam, u ulëm dhe i dhashë ujë. Pastaj i dhashë xhupin sepse ishte ftohtë. Ai ishte i qetë. Më pas shkova te delet dhe e humba nga sytë, ai u zhduk”, shprehet bariu për SKA TV.

Bariu ka folur edhe për mbërritjen e helikopterit të forcave RENEA në Bularat të Gjirokastrës, të dielën e shkuar, ndërsa situatën e përshkruan si një luftë të madhe.

“Pashë helikopterin dhe fatmirësisht nuk mora ndonjë plumb, ishte një luftë e madhe”, shton ai. Ndërkohë trupi i pajetë i 35-vjeçarit nuk është përcjell për në banesën e fundit për shkak të pretendimeve nga ana e familjarëve, të cilët kanë kërkuar autopsi me ndihmën edhe të palës greke.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb