TIRANE- Vrasja e Kostandinos Kacifas ka shkaktuar debate në të dy anët e kufirit si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi.
Njohësi i mirë i veprimtarisë dhe misionit të RENEA-s, Erzen Breçani, deklaroi në “Dritare me Rudinën” në “News 24” se metodologjia e vrapimit të forcave RENEA është e njëjtë në të gjitha vendet, përfshirë edhe Greqinë dhe Shqipërinë, kur bëhet fjalë për raste me rrezikshmëri të lartë.
Ai mes tjerash tha ka biseduar me disa persona, të cilët kanë qenë në aksion në Bularat të Gjirokastrës, ku mbeti i vrarë 25-vjeçari pas shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA
“Unë mundohen të flas realisht, pavarësisht se me RENEA kam një lidhje të veçantë, sepse kam hyrë 22 vjeç dhe kam dalë nga 40 vjeç. Kam komunikuar me njerëz që kanë qenë në operacion. Nga ana profesionale, po ndjekim edhe shumë në media, dua ti them opinionin dhe publikut se forcat speciale kanë metotologji të njëjtë në veprimin ndaj personave me rrezikshmëri të lartë si në Shqipëri, Europë apo dhe Greqi. Forcat RENEA shqiptare dalin me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit dhe nuk dalin me urdhër të Greqisë”, tha ai.
(n.m/BalkanWeb)