Të dhëna të reja për vrasjen e Konstandinos Kaçifas publikon sot gazeta elektronike newpost.gr si lajm që është ripublikuar në disa media në gjuhën greke.


Sipas artikullit që referohet në burime nga pala shqiptare të papërmendura, forcat speciale RENEA u dërguan më 28 tetor 2018 në Bularat, vetëm pas një telefonate të palës greke në ministrinë e Brendshme të Shqipërisë.


Konstantinos Kaçifas u vra nga forcat RENEA, të ardhur apostafat nga Tirana. Më 28 tetor në Bularat ndodheshin një delegacion i rëndësishëm i palës greke, me qeveritarë e diplomatë që mbërritën të festojnë ditën kombëtare të Greqisë si dhe të kryenin meshën e parë në varrezat e dëshmorëve grekë në Klisura dhe Bularat. Incidenti filloi kur minoritari Kaçifas mori armën për të frikësuar policinë shqiptare, të cilët, sipas newpost.gr e ngacmonin dhe tallnin për emocionet ekstreme që tregonte.


Kaçifas i kërcënoi policët me armë. Sipas Newpost, pala shqiptare pretendon se ata nuk kishin ndërmend të vrisnin Katsifa ose të krijonin një episod të tillë. Kjo pasi Kaçifa njihej nga drejtoria e policisë si person gjaknxehtë dhe irritues, por jo i rrezikshëm, nuk pritej të qëllonte mbi njerëzit.

E shumta, shprehen të pranishmit, do të arrestohej nga policia e Gjirokastrës për incidentin dhe përdorim arme në ajër para turmës.

Të njëjtat burime pohojnë se pala shqiptare u detyrua të bëjë thirrje RENEA vetëm pas një telefonate nga zyrtarë grekë. Një telefonatë është kryer nga Greqia në ministrinë e Brendshme të Greqisë ku është kërkuar eliminimi i një homogjeni “terrorist” me armë, për mbrojtjen e delegacionit grekë, diplomatëve dhe njerëzve të thjeshtë.  Ministria e Brendshme ka kontaktuar menjëherë me kryeministrin Edi Rama i cili ka urdhëruar ndërhyrjen e forcave .

Justifikime të palës shqiptare apo realitet? Sidoqoftë, çështja Kaçifa hodhi një hije të rëndë mbi marrëdhëniet e komplikuara të dy vendeve si dhe shkaktoi një plagë të thellë në gjirin e minoritetit grek të Shqipërisë. Artikulli mbyllet me referim në afatin ekstra 3-mujor që kërkoi pala shqiptare për mbylljen e dosjes Kaçifa, si dhe me një pyetje për palën greke: Vërtet, si konsiderohet Konstandinos Kaçifas nga organet kompetente qeveritare greke?

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb