GREQI

Trupi i pajetë i Kostandinos Kacifas ndodhet ende në Mjekësinë Ligjore në Tiranë me qëllim kryerjen e ekspertizës së thelluar.

Media greke “Kathimerini”, përmes një artikulli të publikuar ditën e sotme shkruan se dilema dhe pikëpyetja e madhe është se nëse kjo ngjarje do të shënojë fillimin e një “përplasjeje”, e cila mund të  prodhojë ftohje të marrëdhënieve diplomatike, raporton “BalkanWeb”.

Sipas saj, në ceremoninë e lamtumirës së 35-vjeçarit do të jenë të pranishëm 2000 mijë qytetarë grekë, kryesisht nga pjesa veriore e Greqisë.

Media Greke
Media Greke

“Të dhënat flasin për të paktën 2 mijë qytetarë të vorio-epirit që përgatiten të shkojnë me autobusë në Bularat. Klima në minoritetin grek është përkeqësuar, në të njëjtën kohë edhe një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare duket se është pushtuar nga nacionalizmi”, shkruhet mes tjerash në artikull.

Minoritari grek, i cili mbeti i vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me Forcat RENEA 8 ditë më parë, pas ekspertizës së detajuar në Tiranë  do të përcillet në banesën e fundit në Bularat të Dropullit në Gjirokastër.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb