Anëtarët e Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit Amerikan dhe qeveria e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump do të diskutojnë rolin e qeverisë së Arabisë Saudite në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Kryetari i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit, Jim Risch, tha se qeveria e Trumpit është në kontakt me të për vrasjen e Khashoggit.

Ai theksoi se ishte informuar shumë herë mbi këtë temë pasi ka zhvilluar një sërë takimesh me Shtëpinë e Bardhë, Departamenin Amerikan të Shtetit dhe shërbimet e inteligjencës.

Risch deklaroi se përgëzon administratën amerikane që ka përcaktuar 17 personat përgjegjës për vdekjen e Khashoggit dhe ka zbatuar sanksione ndaj tyre. Por, hetimi ende nuk ka përfunduar dhe si Komitet i marrëdhënieve me jashtë këtë javë do të zhvillojnë bisedime të mbyllura për median me qeverinë në kuadër të ligjit Global Magnitsky.

Sipas tij, të hënën do të zhvillojnë edhe një bisedë në lidhje me krizën e Jemenit. “Kjo bisedë e cila do të përfshijë në mënyrë më të gjerë rolin e SHBA-ve në botë do të ofrojë një mundësi për të diskutuar me anëtarët aktual të Komitetit këto dhe çështjet tjera përpara opinionit publik”, tha Risch.

Senati amerikan edhe më parë në kuadër të “Ligjit Magnitsky” i ka kërkuar administratës së Trumpit një raport që përcakton nëse është apo jo i përfshirë princi saudit bin Selman në vrasjen e Khashoggit si dhe i kishte dhënë Shtëpisë së Bardhë një afat 120 ditor.

Ky afat i dhënë Shtëpisë së Bardhë ka përfunduar javët e kaluara dhe qeveria e Trumpit nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, i cili nuk dëshiron të identifikohet për AA ka deklaruar se Trump “do të vazhdonte të ushtronte lirinë e tij të veprimit për të mos iu përgjigjur kërkesave të Komitetit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb