Refuzimi i Donald Trump për t’i drejtuar gishtin Princit të Kurorës për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi ka tërbuar Turqinë, e cila  e akuzon se ka bërë një ‘sy qorr’.

Të martën, Trump tha se do vazhdojë të jetë një partner i Arabisë Saudite pavarësisht raportimeve  të CIA-s që e lidhnin Mohammad Bin Salman me vrasjen e gazetarit saudit në Stamboll të Turqisë, muajin e kaluar.

Ministri turk, Mevlut Cavusoglu në një intervistë për CNN turk tha se “në një farë mënyrë  Trup është shprehur që do mbajë një sy mbyllur.

“Unë e urrej krimin. E urrej atë që është bërë. E urrej mbulimin. Por do t’ju them këtë që Princi i Kurorës e urren më shumë sesa unë”, është shprehur Trump, në Ditën e Falenderimeve.

Cavusoglu gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë raportuar për një audio përgjim të lidhur me vdekjen e Khashoggit.

Një media turke më herët raportoi se CIA zotëron një audio përgjim, në të cilën Princi i Kurorës urdhëroi heshtjen e Khashoggit.

Cavasoglu tha se nuk do të ketë asnjë lloj pengesë të një takimi mes Presidentit Erdogan dhe princit të kurorës më Arabinë Saudite, në samitin e G20 në Buenos Aires të Argjentinës.

Trump vazhdon të mbështetsë Arabinë Saudite, teksa shprehet se ata po investojnë miliona dollarë në SHBA dhe po e mbajnë çmimin e naftës në një kosto të ulët.

Padyshim Sauditët paguajnë biliona dollarë në kontratën e armëve dhe amerikanët apo Washington nuk do të donin t’i shikonin të bëjnë ‘pazar’ diku tjetër.

Trump dhe djali i tij, Jared Kushner kanë kultivuar një marrëdhënie të thellë personale me Princin e Kurorës, shkruan Daily Mail.  Në një intervistë për Fox News  të dielën, Trump tha që ai është këshilluar të mos dëgjojë audio-regjistrimin e vdekjes së Khashoggit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb