Makina e autorëve të vrasjes së 28-vjeçarit Klajdi Prendi u gjet pak minuta pas krimit në Farkë, pranë liqeni duke u djegur. Bëhet fjalë për një automjet tip “Audi A4” me portobagazh, ngjyrë gri dhe me targa greke.

Nga kontrolli i ushtruar nga policia brenda saj nuk u gjet asnjë armë zjarri, çka e bën më të vështirë rindërtimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe po punon për zbardhjen e plotë të krimit që tronditi Tiranës mesnatën e kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb