Prej orës 10:00 ka nisur seanca në GJKKO për Plaurent Dervishaj ku do t’i komunikohet masa e sigurisë edhe për vrasjen e Klodian Saliut në vitin 2005 dhe Vajdin Lamajt. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Ndërsa ditën e djeshme iu komunikua masa arrest me burg për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj në vitin 2019, ngjarje për të cilën Plaurent Dervishaj akuzohet nga SPAK si organizator.

Dervishaj u arrestua në Dubai, ndërsa u ekstradua në Shqipëri. Kujtojmë se bashkë me të u ekstradua nga Dubai dhe Julian Meçaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb