Hezbollahu paralajmëron se do të intensifikojë sulmet kundër Izraelit në përgjigje të vrasjes së komandantit ushtarak Taleb Abdullah.

“Ne do të forcojmë operacionet tona, ato do të intensifikohen, si përgjigje. Armiku ynë do të dijë se cilët janë djemtë e rezistencës së Libanit.”, tha kreu i këshillit ekzekutiv të Hezbollahut, Hashem Safieddine, me një mesazh drejtuar Izraelit.

Këtë e raporton L’Orient Le Jour, e cila shkruan se qindra mbështetës dhe militantë të Hezbollahut u mblodhën në periferi jugore të Bejrutit për t’i dhënë lamtumirën komandantit ushtarak të Hezbollahut, Taleb Abdullah, i vrarë dje në një sulm izraelit në Libanin jugor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: