TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e të dyshuarit për vrasjen e komisarit Artan Cuku, i cili kërkoi të rifitojë lirinë. Mikel Shallari, i cili ndodhej në “arrest me burg”, paraqiti te Gjykata e Krimeve të Rënda një kërkesë për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Ai kërkoi që ndaj tij të vendosej masa “detyrim paraqitje”, por Gjykata e Krimeve të Rënda e hodhi poshtë, duke e lënë në burg.

Avokati i tij tha para trupi gjykues së tashmë ka përfunduar afati tre mujor dhe ka kërkuar të dijë se në çfarë pike është hetimi nga prokuroria.

Ndërkaq, avokati i Mikel Shallarit ka kërkuar që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura, me pretendimin se klientit të tij i rrezikohet jeta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb