TIRANE– Pak ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në kryeqytet, ku u ekzekutua me 7 plumba ­komisari Artan Cuku në pallatin ku ai banonte, zbardhet edhe dëshmia e bashkëshortes së tij.

E marrë në pyetje për këtë ngjarje nga efektivet dhe grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe në Policinë e Shtetit, ajo nuk ka treguar shumë për autorin, apo autorët e mundshëm, pasi nuk ka mundur t’i shohë sepse ka qenë në shtëpi në momentin që ka ndodhur vrasja.

Në dëshminë e saj para efektivëve, ajo ka treguar se “Tani nuk mbante armë prej 2 vitesh, as në brez as në makinë”, shkruan “Panorama”.

Teksa ka treguar edhe se si e ka mësuar lajmin për vdekjen e të shoqit, tha se kishte dëgjuar krisma.

“Dëgjova krismat dhe thirrjet poshtë. U nisa të zbres poshtë dhe jam kthyer se kisha fëmijët vetëm. Por kam zbritur pas pak sekondash dhe e kam gjetur Tanin të vdekur”, ka thënë ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: