Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po zhvillohet seanca ndaj 4 të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli  Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.

Mediat kanë mësuar se gjatë seancës, ku janë të pranishëm janë edhe familjarët e Liridonës, u prezantuan edhe disa pamje të reja nga nata fatale kur u vra 30-vjeçarja.

Në aktakuzën e Prokurorisë, thuhet se Murseli Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’i paguante atij 30 mijë euro.

Plani për vrasjen e Liridonës, thuhet  u bë nga bashkëshorti i saj, i akuzuari Naim Murseli  si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

Naim Murseli siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj nga i cili e bleu për 280 euro.  Me këtë armë  u krye vrasja e Liridonës.

Seanca duhej të mbahej më 27 janar, por u ndërpre pak minuta pasi nisi për shkak se avokatët e dy të akuzuarve thanë se nuk kishin pranuar me kohë shkresat e lëndës.

Ata thanë se duke mos pasur shkresat e nevojshme, nuk mund të këshillojnë klientët e tyre si të deklarohen për aktakuzën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb