Gazetari Igli Çelmeta në emisionin “Opinion” në News24, duke folur për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Canit, tha se ka dyshime se diçka po fshihet që nga momenti i parë i ngjarjes dhe deri më tani.

Çelmeta renditi 10 argumentet e tij që e bën të dyshojë se lidhur me vrasjen e Martin Canit ka diçka që nuk po zbardhet dhe se mungon transparenca.

“Që nga momenti i parë kemi zero transparencë për ngjarjen dhe po tentohet të fshihet diçka.

Kemi dëshminë e Luisit që thonë se janë dy autorë, ndërkohë që Policia e thotë me bindje që ka vetëm 1 autor, por nuk ka pamje filmike të qarta nga momenti i krimit.

Mënyra e organizimit të ngjarjes nga autori, mënyra e largimit, si e mori thikën, ku e mbante thikën, është një tjetër detaj.

Mos sekuestrimi i celularit të autorit, pse ky celular fshihet, me kë ka biseduar ai para dhe pas ngjarjes?

Mos bërja e akt-ekspertimit mjekoligjor të Luisit, i cili peretendon se është goditur me një tjetër thikë, pra jo me atë që vrau Martin Canin. Pse duhet të zgjatet hetimi 12 ditë?

Reagimi i Policisë dhe Ministrit janë në formën sikur duan të duan të bindin opinionin publik sikur vrasjen e 14-vjeçarit e bënë mediat.

Kemi dëshmia e shoferit të furgonit, e cila është kyçe, dhe na çon te një i rritur që ka pasur një konflikt me Martinin, kush është ky i rritur?

Reagimi i familjes së autorit, nuk kemi një ndjesë publike ende. Kanë bërë një reagim por nuk dihet se çfarë kanë dashur të thonë.

Reagimi i njerëzve të afërt të autorit të dytë të dyshuar që nuk duan të dali emri dhe përfshirja, si autor i dyshuar. Nëse ky i dyshuar i dytë është i pastër pse po tentohet të fshihet?

Reagimi i shkollës, mungesë totale përgjegjëshmërie, sikur s’ka ndodhur asgjë.

Është në dosje deklarata e oficerit të sigurisë që ka njoftuar drejtoreshën e shkollës për konfliktin që në fillim dhe nuk kemi asnjë masë.

Janë këto arsyet që dyshoj se diçka që po tentohet të fshihet”, tha Çelmeta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb