Aurela Konduri, mësuese e gjuhës shqiptare në Greqi, në rubrikën Opinion në News24, duke folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë ku si pasojë e një sulmi me thikë humbi jetën nxënësi Martin Cani, 14 vjeç, tha se ndikimet që marrin të rinjtë qoftë nga rrjetet sociale, ashtu edhe nga emisionet televizive, kanë ndikim të madh te adoleshentët.

Ajo tha se duhet të merren masa paraprake, në mënyrë që të shmangen ngjarje të tilla kaq të rënda.

“Në Greqi kemi dëgjuar për mosmarrëveshje, për përplasje, por jo deri në këto përmasa, nuk kemi dëgjuar për ngjarje kaq tragjike sa kjo që ndodhi në Tiranë”, tha ajo.

Në vijim, Konduri u shpreh se në Greqi, informacionet për fëmijët, prindërit i marrin nga shkolla.

“Janë shkollat që informojnë prindërit për çfarë ndodh. Tjetra është fakti te modelet që fëmijët përpiqen të kopjojnë”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: