Psikologe Valbona Treska në rubrikën Opinion në News24 duke folur për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani, tha se prindërit duhet të komunikojnë me fëmijët.
Ajo tha se ne nuk e kemi të plotë situatën se si ka ndodhur ngjarja, megjithëse mund të dimë disa detaje.
“Kur themi se fëmija nuk ka pasur komunikim me prindin, së pari mund të jetë arsyeja që nuk ka dashur të shqetësojë prindërit, ose tjetra është se fëmija ka menduar që duhet të zgjidhë vetë problemin.
Ajo çfarë unë vërej është se prindërit duhej të ishin vënë në dijeni nga shkolla. Ne nuk mund të minimizojmë problemet, ka plot raste kur mund të zgjidhen nga shkolla përmes drejtorisë, psikologëve apo oficerit të sigurisë, por shkolla duhet të vërë në dijeni prindërit”, tha Treska.
Ajo tha se është një marrëdhënie shumë e ngushtë mes shkollës dhe prindërve.
Psikologia tha se ne kemi prindër sot që nuk bashkëpunojnë me psikologun. “E dini ju që kemi prindër që vijnë dhe kundërshtojnë që fëmija të trajtohet nga psikologu, ndërkohë që kuptojmë se ka një baba që dhunon fëmijën”, tha ajo.
Psikologia tha se minimalisht duhen vendosur filtra përsa i takon përdorimit të rrjeteve sociale. “TikTok është bërë problematik në masë mes të rinjve, ndaj edhe duhet eleminuar”, tha Treska. Por sipas saj, nëse nga 100 konflikte që ndodhin mes të rinjve për shkak të TikTok, ne arrijmë të shpëtojmë qoftë edhe një fëmijë nga ngjarje të tilla, atëherë kjo është arritje”, tha