TIRANE

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për 4 të akuzuarit e vrasjes së 22-vjecarit Marvi Mihalit për një karikues telefoni, ngjarje e ndodhur në korrik 2017.

Prokuroria ka kërkuar 24 vite burg për Dejvi Bitrajn, 20 vite burg për Marsel Allën, 25 vite burg për Kridens Allën, 18 vite burg për Eugen Bitrajn.

Ngjarja 
Marvi Mihali u vra më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit “Dinamo”. Miku i tij Armend Haxhiu i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt por nuk i kishte dhënë karikuesin. Pas debateve mes Haxhiut dhe Bitrajve është vendosur që të takohen për t’u sqaruar tek Dinamo. Haxhiu ka kërkuar që aty të shkonte edhe miku i tij Marvi Mihali dhe pas shumë telefonatash ka arritur ta bindë këtë të fundit.

Sapo ka mbërritur Mihali, Haxhiu ka goditur me grusht një prej të dyshuarve, ndërsa Marvi ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe aty është goditur me thikë nga Devi Bitraj.

Familjarët kërkuan që dy kushërinjtë, Dejvi dhe Eugen Bitraj dhe vëllezërit Kridens dhe Marsel Alla, të përgjigjen për akuzën e vrasjes me paramendim në bashkëpunim sepse sipas tyre i kanë ngritur kurth Marvit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb