GREQI– Policia greke ka reaguar pas vrasjes së minoritarit grek Kostandin Kaçifa nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës, pas dyluftimit me policinë shqiptare.
Policia greke thotë në reagimin e saj se shefi i policisë në Greqi ka kontaktuar me homologun shqiptar Ardi Veliu, ku është njohur nga ky i fundit me detajet rreth ngjarjes.
Gjithashtu policia greke ka kërkuar pjesëmarrjen për zbardhjen e vrasjes së 35-vjeçarit.
“Nuk ka të dhëna dhe as dëshmitarë, që të lidhin ngjarjen e rendë me ngritjen e flamurit grek. Nga momenti i parë, shefi i policisë greke Aristidhis Andrikopulos ka kontaktuar me homologun shqiptar në kuadrin e bashkëpunimit që kanë dhe është informuar për ngjarjen, ndërsa kanë filluar procedurat për pjesëmarrjen e palës greke në investigimin e ngjarjes.
Madje, të njëjtat burime theksojnë se po kryhen veprimet e duhura në rrugën diplomatike për pjesëmarrjen e palës greke ne hetimin e ngjarjes, duke u informuar në kohë si dhe me çdo formë bashkëpunimi te kërkuar nga autoritetet shqiptare. Policia greke informon se Konstandinos Kacifas mori pjesë në përgatitjen e fshatit për festen, në vendosjen e flamujve, krejt normalisht”- thuhet në reagimin e policisë greke.
NGJARJA
Në prag të zhvillimit të festes se Greqisë, e cila si çdo vite u organizua edhe në qendër të fshatit Bularat në Gjirokastër, të shtëna me armë tronditën zonën. Policia, e cila ishte stacionuar në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës menjëherë është nisur ne drejtimin nga janë dëgjuar të shtënat, ndërsa identifikoi edhe personin që qëlloi me armë. Kostandin Kaçifa sapo ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin. Shtetasi Kostandinos Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij. Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër shkoi dhe nje helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale RENEA nga Tirana, te cilat benee te mundur edhe lokalizimin e autorit. Por pasi nuk iu pergjigj thirrjes se policise per t’u dorezuar, 35-vjecari qëllonte me armë zjarri, ndërkohë që mbeti i vrarë.
(d.d/BalkanWeb)