SHKODER

Agim Dardha drejtor i Administratës të Zonave të Mbrojtura në Shkodër, në ceremoninë e pritjes të Nard Polia që u vra një ditë më parë, ka komentuar sjelljen e nëpunësit të tij, para atentatit dhe vrasjes.  Dardha tha se nuk kishte vënë re asnjë shqetësim në sjelljen e tij. Ai tregon gjithashtu se ka takuar pak para vrasjes, dje rreth orës 13:30.

“Është një humbje e madhe për institucionin tonë, gjithe familjen, te afermit dhe ata qe e njohen. Kemi kaluar shumë kohë të mira me te dhe gjithmone ka qene vetem me humor dhe i qeshur. Dje e takuam për herë të fundit teksa kemi konsumuar një kafe rreth orës 13:30. Ishte si zakonisht i qeshur dhe me batuta. Nuk verejtëm asnjë shqetesim tek sjellja e tij apo ndonjë problem. Ishte normal si çdo ditë tjetër.”- u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Age Martini, specialiste e Zonave te Mbrojtura Shkodër në ceremoninë tha se pak para vdekjes së tij e ka takuar, ndërsa nuk ka vënë re asnjë lloj shqetësimi.

“ E kemi njohur si një djale shumë te mië. I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes. Për herë të fundit konsumuam një kafe me të një ditë më parë. Ishte ashtu si zakonisht i qeshur dhe me sjelljen e tij që e ka karakterizuar dhe që e kane njohur te gjithë. Ne dje po diskutonim planet për të ardhmen dhe për turizmin dhe nuk kemi verejtur asnjë lloj shqetësimi apo problemi tek ai. Ishte si gjithmonë.”, – u shpreh kolegia e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb