RUSI – Në momentin që u vra, opozitari rus ndodhej në shoqërinë e së dashurës së tij, modeles 23-vjecare ukrainase. Një person qëlloi 4 herë me armë zjarri drejt Boris Nemtsov në qendër të Moskës, dhe është larguar me shpejtësi, raporton agjencia e lajmeve ruse Interfax.Kritiku më i madh i Putin, 55- vjeçari ishte së bashku me modelen Anna Duritskaya, 23 vjeç. Politikani rus po përgatiste një raport që tregonte se Rusia është implikuar në lëvizjen separatiste në lindje të Ukrainës. Sipas burimeve sekrete ruse, vajza është një “Mata Hari” , një spiune ukrainase, e aftë për të ndikuar në mendimet politike të të dashurit të saj dhe për ta afruar atë me Kievin.

Hetuesit rusë kanë thënë se nuk do të lënë gur pa lëvizur për të gjetur vrasësin e Boris Nemtsov. Dhe menjëherë pas vrasjen nisën thashethemet dhe dyshimet mbi të dashurën, Anna Duritskaya. Por ka edhe nga ata që flasin se mund të ketë qenë një krim pasioni.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb