Mësuesja Gentiana Hoxhallari, në rubrikën “Opinion” në News24, duke folur për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, 14-vjeçar, tha se mësuesit nuk mund të mbajnë mbi supe përgjegjësinë e ngjarjeve që ndodhin jashtë shkollës.

Por ajo tha se zanafilla e përplasjeve mund të ndodhë brenda shkollës, duke theksuar se stafi i shkollës duhet të njoftojë prindërit. “Disiplina nis që në familje, pastaj në kopësht”, u shpreh Hoxhallari.

Ajo theksoi se prindërit duhet të jenë më të ndërgjegjshëm, ka raste kur prindërit nuk pranojnë atë që ka bërë fëmijët.

“Kanë ndodhur raste kur dy fëmijë janë zënë, ka ndërhyrë mësuesit, dhe ajo që ka ndodhur është hedhja e baltës mbi mësuesin, sepse ankohen prindërit”, tha Hoxhallari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb