TIRANË- Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas mesnate për ekzekutimin e ish-zyrtarit të policisë Artan Cuku mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Basha shkruan se vrasja është një lajm tronditës duke ngritur lart figurën e oficerit Cuku. Ai i shpreh ngushëllime familjes ndërsa kujton se pasi luftoi 15 vite me krimin, ai u largua pa të drejtë nga policia. Kreu i PD-së kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e autorëve para ligjit.

“Vrasja e oficerit Artan Cuku poshtë banesës së tij është një lajm tronditës. Artan Cuku ishte një oficer karriere me rezultate të larta në luftë ndaj krimit në gjithë detyrat e tij të larta. Një prind i shkëlqyer, një koleg i veçantë. Me pikëllim të madh ndaj këtë moment dhe dua t’i shpreh familjes së tij ngushëllimet më të sinqerta. Po gjithashtu, dua të shpreh dhe revoltën për largimin e tij të padrejtë nga policia, duke e hedhur kështu në rrugë, pa motiv ligjor, një oficer që ka luftuar krimin për 15 vite. I bëj thirrje prokurorisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen e të vendosë autorët para ligjit”, deklaron Basha.

Ish-drejtori i policisë së Vlorës u ekzekutua mbrëmjen e djeshme pranë digës së Liqenit nga persona që nuk janë identifikuar ende.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb