TIRANË- Një shqiptar në burgun e Koridallos apelon për ndihmë në News 24. Edhe pse ka dashur të mbetet anonim, shqiptari hedh dritë mbi ngjarjen e pak ditëve më parë, ku dy pakistanezë humbën jetën gjatë një përleshje të përgjakshme në këtë burg.

Sipas tij, janë disa shqiptarë që po akuzohen padrejtësisht në lidhje me këtë histori. I burgosuri kërkon ndihmën e ambasadës sonë dhe thotë se ai dhe disa persona të tjerë kanë ndërhyrë për të ndarë sherrin.

“Kërkojmë edhe në të dimë a kemi ambasada apo jo? Të vijë të interesohet për ne shteti. Pse policia akuzon njerëz të pafajshëm? Duam ndihmë nga ambasada. Për çfarë arsye na akuzon drejtësia greke kur ne nuk kemi faj,- tha ai për News 24.

Duke kërkuar respektimin e të drejtave, shqiptari tregoi se, “Ne si shqiptarë jemi përfshirë vetëm për ti ndarë, pas 20 ditësh ambasada e Pakistanit ka ardhur ka bërë akuza ndaj shqiptarëve. Po trajtohemi shumë keq, nuk na mbron askush…Nuk kanë ushtruar dhunë por ne akuzohemi për vrasje, mund të bëjmë edhe 25 vite burg me akuzat që na kanë dhënë”.

NGJARJA
Dy persona kanë humbur jetën gjatë një përleshje të përgjakshme mes shqiptarëve dhe pakistanezëve në një burg në Greqi. Përplasja mes dy grupeve ka ndodhur në burgun e Koridallos në vendin fqinj. Disa të dënuar shqiptarë e arabë kanë sulmuar pakistanezët, mes të cilëve edhe dy personat që humbën jetën. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimave, ndërsa mësohet se si pasojë e përplasjes masive kanë mbetur të plagosur edhe 21 të burgosur, të cilët vuanin dënimin në burgun e Koridallos.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: