Ashtu siç u paralajmërua dje, sot në Kosovë është ditë zie, për të nderuar policin e vrarë në detyrë, Izet Demaj. Vendimi në fjalë erdhi nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ngjarja e rëndë ndodhi në Istog, gjatë një grabitje të një banke, ku përveç policit u vra dhe hajduti, Kamer Metaj.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas rënies heroike në mbrojtje të qytetarëve dhe në krye të detyrës të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Izet Demaj, ditën e shtunë më 29 dhjetor 2018, në shenjë nderimi shtetëror e ka shpallur ditë zie në Republikën e Kosovës. Në ditën e zisë shtetërore, në shenjë respekti për aktin heroik të policit Izet Demaj, në pajtim me legjislacionin në fuqi, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e presidentit.

Sot mbahet ceremonia e varrimit për policin e vrarë në detyrë Izet Demaj. Ai do të varroset në Varrezat e Dëshmorëve në Koshare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb