Arrest me burg vendosi gjykata e shkallws sw parw Fier pwr Azgan Mërnicën, autorin e vrasjes së policit të repartit Shqiponja të policisë Fier Novruz Cenaliaj tre ditë më parë në fshatin Baltëz.

Gazetari Ilmi Saliaj raporton për balkanweb se gjyqtare e çështjes është Dajana Ndrea ndërsa akuza përfaqsohej nga Denis Hyka. Avokat mbrojtës i të pandehurit Azgan Mërnica ka qënë Xhevair Morina por që nuk është paraqitur.

Proçesi gjyqësor është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie ndërkohë që në vende të ndryshme jasht gjykatës ka pasur edhe familjarë të të akuzuarit për vrasje.

Gjyqtaria e çështjes Dajana  Ndrea pasi ka dëgjuar akuzën e përfaqësuar nga Denis Hyka  dhe vendosi masën arrest me burg.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: