Dy shqiptarët, Ilir Kadiu, i njohur me emrin Elio dhe Kristian Marku, banor në Salerno të Italisë prej shumë vitesh, nuk janë vrasësit e prostitutës  rumune Alina Roxana Ripa, që u gjet e vdekur më 31 dhjetor të vitit 2015 në rrugën Carrari.

Kështu u vendos në gjyqin e fundit të bërë, duke i hequr prangat për momentin dy shqiptarëve. Megjithatë për 36-vjeçarin Kadiu rëndon akuza e shfrytëzimit të prostitucioni, i cili është dhe figura qendrore e hetimit pasi është dhe tutori i prostitutës së vrarë.

Ndërsa 24-vjeçari Marku dy ditë më parë deklaroi para gjykatës së Salentos se  nuk është marrë me prostitucion dhe se nuk ka lidhje me vrasjen e prostitutës rumune Alina Roxana Ripa.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: