Në orët e para të mëngjesit, Policia e Kosovës ka nisur një operacion të gjerë në komunën e Kaçanikut, duke angazhuar njësitë e saj relevante. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka theksuar se ky operacion po kryhet në bashkëpunim me organet e drejtësisë, dhe se pas përfundimit të tij do të jepen informacione shtesë në lidhje me të.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se ky aksion po zhvillohet në lidhje me vrasjen e rreshterit Muhamet Lika, i cili u vra disa kohë më parë. Pak ditë më parë, Policia e Kosovës realizoi një tjetër operacion të madh në Kaçanik, ku u arrestuan më shumë se pesë persona si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit Lika.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: