Rreth 1000 qytetarë gjermanë kanë protestuar dje  kundër vrasjes së një të riu gjerman, nga dy emigrantë të dyshuar, një sirian dhe një irakian.

Protesta është e nderë në dy krahë në Chemnitz të Gjermanisë lindore, krahu i djathë dhe krahu i majtë, dhe u dashtë ndërhyrja e qindra policëve për ta ndaluar konfliktin mes dy krahëve protestues.

Deri më tani nuk ka raporte për të arrestuar apo të lënduar.

Demonstruesit e krahut të djathtë hodhën shishe dhe fishekzjarrë në kampin opozitar.

Të dy grupet shkuan në rrugën ku 35-vjeçari gjerman u plagos dhe i cili pastaj vdiq të dielën herët në mëngjes.

Prokurori i rastit u tha gazetarëve sot se ishte një konflikt verbal që ka eskaluar dhe se për këtë si të dyshuar janë arrestuar dy persona, një sirian 22 vjeçar dhe një irakian 21 vjeçar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb