Policia e Elbasanit ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë një 26-vjeçar dhe u plagos një tjetër. Ngjarja ndodhi ne aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim.
Burime policore thanë se në drejtim të një mjeti është qëlluar me armë zjarri në rrethanat ende të paqarta, dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: Andi Zylyfi, rreth 26 vjeç dhe Ardit Uruçi, 23 vjeç, banues në fshatin Përparim, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit. Për pasojë për Zylyfi ka ndërruar jetë.
Të njëjtat burime sqaruan se policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Qytetit të Peqinit. Ndërkohë, blutë kanë ngritur pika kontrolli ne akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë larguar autorët. Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale.
Aktualisht po punohet intensivisht me grup të posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
(ed.me/BalkanWeb)