SHBA

Një 20-vjeçar u arrestua nga policia amerikane, pas dyshimit se ka vrarë një vajzë vetëm 10-vjeçare. Krimi i tmerrshëm tronditi komunitetin lokal. Policia tha se ekzekutimi ishte një “vrasje e rrugës”.

Joshua Gonzalez akuzohet për vrasje të shkallës së parë si dhe për tre akuza për lëndime trupore ndaj vogëlushes. Forcat policore informuan se Gonzales kishte një “karrierë” të pasur kriminale përpara se të kryente krimin e rëndë, shkruajnë mediat amerikane.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vogëlushja dyshohet se është vrarë në një kamion. Policia në Phoenix tha se është gjetur kamioni dhe arma, të cilat janë konfiskuar si prova materiale për krimin. Shefi policor i Phoenix Xherri Uilliams deklaroi se i dyshuari ka bërë përpjekje për të ndryshuar pamjen e kamionit.

Kryebashkiakja e Phoenix, Kate Gallego e quajti ngjarjen “një tragjedi të pakuptimtë”. Babai dhe nëna e viktimës Summerbell Brownit thanë se humbja e vajzës ishte një ngjarje e tmerrshme për ta. Autoritetet dyshojnë se 20-vjeçari e ka përdhunuar të miturën përpara se ta vriste.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb