PRISHTINË, KOSOVË

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka dhënë detaje të reja rreth ngjarjes tragjike që ka ndodhur sot në Prishtinë, ku kanë mbetur të vdekur tre persona. Kelani, tha se rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, vrasje e rëndë dhe vetëvrasje.

“Policia e Kosovës ka pranuar sot një informacion rreth orës 13:00 për një vdekje të dyshimtë. PK ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe mjekësia ligjore. Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimte, vrasje e rëndë dhe vetëvrasje. Viktimat janë mashkull viti i lindjes, 1958, një grua 1959, dhe një vajzë 1991”, tha Kelani në një konferencë për media, transmeton Telegrafi.

Ai bëri të ditur që sipas informacioneve që kanë siguruar deri tani, i dyshuari mashkull fillimisht ka vrarë gruan e tij, pastaj renë dhe vetën. Kelani, në fund tha se pasi të përfundojnë hetimet do të japin detaje të reja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb