SHKODËR-Hetuesit kanë ndërtuar skemën e vrasjes së dy turistëve çekë në Shkodër. Sipas hetimeve Sokol Mjacaj, i identifikuar si autor i vrasjes së dyfishtë ka hyrë me forcë në makinën e turistëve.

27-vjeçari çek ka tentuar që të largohet por është qëlluar me breshëri nga Mjacaj. Më pas 20-vjeçari i dënuar edhe më parë me 5 vite burg për vrasjen e një fëmije gjatë një grabitje, ka dalë para makinës dhe ka qëlluar sërisht në drejtim të dy turistëve. Hetimet sqarojnë se para se të ndodhte ngjarja cifti cek po laheshin ne nje lum aty prane.

Aktualisht policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar Sokol Mjacaj i cili medohet se fshihet në shkollën 9-vjeçare të fshatit Grudë e Re.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb