GJKKO ka pushuar çështjen ndaj Lulzim Berishës e Plaurent Dervishajt në lidhje me vrasjen e Vajdin Lames.

Teksa kujtojmë që në lidhje me vrasjen e Vajdin Lames kjo është hera e dytë që SPAK kërkon pushimin e çështjes për Berishën dhe Dervishajn

Ndërkohë që SPAK thotë se nuk ka prova që implikojnë Lul Berishën e Plaurent Dervishajn në vrasjes e Lames.

Herën e parë, trupa e gjykimit ia ktheu kërkesën prokurores duke kërkuar nga kjo e fundit hetime shtesë.

Akuza ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishaj u ngrit pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi.

Disa vite më parë, Reçi rrëfeu disa ngjarje kriminale duke përfshire emra te njohur për drejtësinë

Vajdin Lamaj, presidenti i Federatës së Boksit dhe sipërmarrësi, njëherazi miku i Lamajt, Artan Arsi u vranë në 27 shkurt të vitit 2005, në ashensorin e një prej kullave pas stadiumit kombëtar.

Një sasi eksplozivi shpërtheu në ashensorin e pallatit, pasi Lamaj dhe miku i tij Arsi po ngjiteshin në një prej kateve të sipërme të kullës.

Ndërkohë edhe pse u pushua çështja për vrasjen e Vajdin Lames, Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj janë të pandehur për vrasjen e Klodian Saliut.

Dy ngjarjet kriminale të zbardhura nga SPAK kanë ndodhur shkurtin e vitit 2005. Mbrëmjen e 26 shkurtit, Klodian Saliu po udhëtonte në një automjet tip “Mercedes” në aksin Durrës-Maminas, kur nga një automjet në lëvizje u qëllua me breshëri automatike. 24 orë me vonë u vra biznesmeni Vajdin Lame.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: