Këta janë dy të arrestuarit nga policia për vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër. Arsen Stojku, 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë dhe Myslym Rama, 23 vjeç, po nga fshati Mjedë, akuzohen për të njëjtat vepra penale: “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.


Ndonëse nuk është i përcaktuar qartë roli i tyre në krimin e rëndë të 30 marsit në Shkodër, policia tha se vrasësi i dy vëllezërve është Ibrahim Lici, i cili është shpallu në kërkim bashkë me një tjetër person me incialet D.B. që dyshohet se e ka ndihmuar.


Dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali u ekzekutuan në pragun e portës së tyre. Astriti është babai i Asmer Bilalit, boksierit të arrestuar si pjesë e grupi “Bajri”. Ngjarja dyshohet se lidhet me hakmarrjen dhe luftën mes bandave në Shkodër.


Ibrahim Bilali, 61-vjeçar, ishte drejtues i shoqatës “2 Prilli 1992”, ndërsa vëllai i tij, Astriti 59-vjeçar, ishte kampion i garave të hipizmit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb