TIRANA
Një ngjarje tragjike nga një histori dashurie ka ndodhur pasditen e 2 tetorit në Tiranë. Një 26-vjeçar shqiptar nga Dibra, Klinton Pira ka vrarë të dashurën ganeze me thikë dhe më pas veten duke u hedhur nga kati i 8-të i një banese.
Ai ndërroi jetë në vend, kurse ganezja me pasaportë franceze Jawsackie Jaboah nuk i mbijetoi dot plagëve të marra nga thika duke vdekur në spitalin e Traumës.
Por si ndodhi ngjarja?
Një debat mes çiftit në një apartament në katin e 8-të të një pallati pranë shkollës “Pjetër Budi” në Tiranë eskaloi në sherr, konflikt dhe më pas në përdorimin e armës së ftohtë. Mësohet se banesa ishte marë për një ditë me qira nga ganezja.
Prej janarit ajo kishte ardhur në Shqipëri për të bashkëjetuar me Klinton Pirën mes Dibrës e Tiranës. 26-vjeçari e qëlloi disa herë me thikë ganezen dhe kjo e fundit doli me vrap na banesa duke zbritur shkallët e pallatit duke bërtitur për të kërkuar ndihmë. Në shkallët e fundit ajo pati gjendje pavetëdije.
Disa minuta më vonë, Klinton Pira vendos të hidhet nga pallati dhe pas rënies nga kati i 8-të ndërron jetë në vend.
Mësohet gjithashtu se ganezja ditën e sotme kishte ardhur në Shqipëri për të takuar Klinton Pirën i cili i mori jetën asaj dhe vetes në fund.
(BakanWeb)