Vrasja e dy personave me breshëri plumbash automatiku ka tronditur Roskovecin pasditen e kësaj të marte.

BalkanWeb zbardh detaje të reja nga ngjarja e rëndë. Shkak për krimin e dyfishtë mësohet të ketë qenë një zënkë mes fëmijëve të autorit dhe viktimave mbrëmjen e kaluar. Dëshimtarët në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur gjithashtu se mes familjeve kishte konflikte.

Sot, autori i vrasjeve, Altin Kuka, 49 vjeç ka dalë nga shtëpia me armën e zjarrit kallashnikov dhe ka mbërritur në lokalin ku ndodheshin viktimat.

Lavdosh dhe Gramos Kurtaj, xhaxha e nip ndodheshin në lokalin pronë e tyre në qendër të fshatit Kurjan të Roskovecit, kur janë ekzekutuar nga Kuka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb