TIRANE

Një ngjarje e rëndë tronditi që në orët e para të mëngjesit të sotëm kryeqytetin, kur 44-vjeçari Alket Arapaj punonjës i Gardës së Republikës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, Ervilma Seferi, 36 vjeçare.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 06:00 në banesën e çiftit në Allias, ndërsa motivet që e kanë shtyrë këtë të fundit të ndërmarrë aktin e rëndë janë ende të paqarta.

Alketi është babai i një vajze dhe rezulton që si ai ashtu edhe bashkëshortja të kenë qënë besimtarë myslimanë. Në një postim kjo e fundit shfaqet edhe e mbuluar me shami. Vetë Alketi në Facebook poston shumë shprehje fetare dhe falënderime për Allahun.

  • foto galeri

NJOFTIMI I POLICISË
“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb