Gjykata e Krimeve të Rënda ka vlerësuar në mungesë masën e arrestit me burg për 8 personat e shpallur në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.


Togat e zeza pranuan kërkesën e prokurorit të Krimeve të Rënda, Behar Dibra, për caktimin e masës arrest me burg për dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, për Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku dhe Dritan Agaj, të gjithë banues në Tiranë, si dhe për Fatmir Hyseni, nga Vlora, i njohur ndryshe me nofkën “Doqja”.


Ndërkohë, pritet që brenda pak ditësh të vlerësohet masa edhe për Blendi Tetën, i arrestuar po për të njëjtën çështje. Fillimisht dosja u hetua nga Prokuroria e Tiranës, e cila më pas shpalli moskompetencë, duke e kaluar dosjen te Krimet e Rënda.


Të shpallurit në kërkim akuzohet për veprat penale “vrasje me dashje në bashkëpunim”, “armëmbajtje pa leje”, “vjedhja”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb